Banorët e lumit të Vlorës sërish në protestë, kërkojnë anulimin e punimeve për ujësjellësin e Himarës

9 Mars, 12:35 | Përditesimi i fundit: 2024-03-09 17:15:46

Banorët e lumit të Vlorës janë mbledhur sërish në protestë kundër devijimit të lumit Shushicë, për projektin e ujësjellësit të Himarës.

Banorët janë grumbulluar pranë Urës së Peshkëpisë.

Me vendosjen e tubacioneve, lumi Shushica do të thahet dhe qindra banorë do të mbeten pa ujë për të vaditur tokat.