Banorët e Nivicës në Himarë: Çfarë mund të bëjë një familje me 70 litra ujë në ditë?! Pompa e ujësjellësit prej 1 viti e djegur!

13 Korrik, 16:17

Kur temperaturat shënojnë 40 gradë, banorët e Nivicës në Himarë po përballen me thatësirën. Uji në çezma shkon vetëm një herë të ditë, ndërsa banorët kryesisht të moshuar detyrohen të mbushin në çezma publike apo ta blejnë ujin e pijshëm.