Banorët e Postribës në Shkodër 4 vite pa zgjidhje për ujin e pijshëm, qytetarët protestojnë: S’do paguajmë faturat, jemi në hall

19 Nëntor 2022, 16:53

Banorët e Postribës prej 4 vitesh nuk kanë gjetur zgjidhje për ujin e pijshëm, i cili u shkon i ndotur në çezma, sidomos në ditë me reshje. Ata pretendojnë se guroret ndotin depozitën e ujësjellësit, ndërsa institucionet heshtin.  Disa muaj më parë kanë paditur në SPAK, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Bashkinë e Shkodrës