Banorët e Roskovecit kundër ndërtimit të termocentralit: Qeveria të anulojë lejen, shkakton ndotje e sëmundje! Lejen për TEC-in e 'Gener 2' e dha Balluku

26 Dhjetor, 12:59 | Përditesimi i fundit: 2024-12-26 15:40:49

Një javë pasi zv/kryeministrja Balluku firmosi lejen për ndërtimin e një termocentrali që do prodhojë energji me gaz, banorët e Roskovecit dolën në protestë duke kërkuar anulimin e VKM-së. Ata thanë se TEC-i shkakton ndotje masive të ajrit dhe tokës e për rrjedhojë dëme për shëndetin e tyre.