Banorët e Thethit ngrihen në protestë: Na mungon energjia elektrike, problematikë prej vitesh! U bashkohen edhe turistët

2 Maj 2023, 10:01 | Përditesimi i fundit: 2023-05-02 16:55:09

Banorët e Thethit kanë zhvilluar një protestë të cilës i janë bashkuar dhe të rinj e turistë të mbërritur në këtë zonë turistike. Shkak i protestës është bërë mungesa e energjisë në këtë zonë, situatë e cila vijon prej vitesh dhe nuk njeh asnjë përmirësim.