Bardhi: Nesër depozitojmë në Kuvend tre amendamentet, këto propozime nuk janë për interesin e PD-së

19 Tetor 2021, 19:07

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë me dije se nesër do të depozitojnë në Kuvend tre amendamentet e plota kushtetuese.

"Grupi parlamentar i PD vendosi që të depozitojë disa amendamente kushtetuese për tre çështje madhore në interes të qytetarëve. Së pari pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët që kanë lidhje me krimin e organizuar, rikthimin e legjitimitetit të zgjedhjeve përmes ndryshimeve kushtetuese, së treti një reformë të re territoriale që afron më shumë shërbimet tek qytetarët Autorizoj anëtarët në komisionin e ligjeve si grup për të finalizuar amendamentet. Ne vendosëm që ditën e nesërme të depozitojmë amendamentet kushtetuese që formalizojnë të treja propozimet që unë përmenda, vettingun e politikanëve, reformën territoriale dhe reformë zgjedhore. Të treja çështjet nuk janë për interesin e Partisë demokratike, por për shqiptarët. Detyra  e opozitës është të ofrojë zgjedhje për hallet e shqiptarëve ", tha Bardhi.