Bardhi: Rama të tregojë kush dha referenca për Hysenin! Edhe kreun e ri të SHISH do ta vënë në dispozicion të grupeve kriminale

1 Tetor, 12:27 | Përditesimi: 1 Tetor, 12:27

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi nga kryeministri Edi Rama të bëjë publik se cili partner ndërkombëtar dha referenca pozitive për Vlora Hysenin përpara emërimit të saj në krye të SHISH. Bardhi pretendoi se informacionet e opozitës flasin për referenca negative. Ai hodhi akuza se kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj edhe kreun e ri të SHISH, do ta vendosin në dispozicion të grupeve kriminale. 

 

E.H/Shqiptarja.com