Bardhi: Talebanët e rilindur nuk duan teatër të ri, duan kulla të reja...por publikon videon e gabuar

17 Maj 2020, 18:56 | Përditesimi i fundit: 2020-05-17 19:35:47

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë se nuk kërkon një teatër të ri, por kulla të reja.

"Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe çeta e tyre e hajdutëve nuk duan një teatër të ri. Ata duan kulla të reja. Talebanët e rilindur duan të grabisin tokën publike për të pastruar paratë që na kanë vjedhur, në mënyrë që të na vjedhin sërish. Duhet të tregojmë sot se ne e meritojmë lirinë, e meritojmë demokracinë dhe jemi të denjë për shoqërinë europiane", shkruan Bardhi, teksa ka publikuar një video, megjithatë duket se është shkëputur nga akuzat e vjetra të PD-së. Kjo pasi me ndërtimin e ri të Teatrit nuk do të marrë pjesë në kompania Fusha, por do të bëhet me buxhetin e shtetit.

    No videos found.