Bie projekti i kullave, Teatri do ndërtohet nga buxheti! Prapaskena: Ja pse u prish marrëveshja me firmën Fusha

TIRANE - Pas 2 vjetësh protestë, Bashkia e Tiranës merr vendimin për të ndërtuar me fonde të buxhetit të shtetit, Teatrin e ri Kombëtar, mbi themelet e të vjetrit ndërtuar në shtator të vitit 1939. Kështu, prishet marrëveshja koncensionare me firmën "Fusha.sh.p.k", duke bërë që Teatri i ri Kombëtar të ndërtohet nga buxheti i shtetit dhe jo më nja një investitor privat.

Në një njoftim zyrtar të Bashkisë së Tiranës, thuhet se ky vendim erdhi për të plotësuar kërkesat e artistëve. Zyrtarisht, Bashkia e Tiranës tha se me palën private, që është Fusha sh.p.k nuk u arrit të gjendej dakordësia "për një teatër modern i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale", siç kërkonte komuniteti i artistëve.

Bashkia njoftoi se arsyet e mos rënies dakord me palën private, që ishte ofruar për ndërtimin e teatrit të ri, lidhen me pamundësinë e kompanisë për ta realizuar projektin në një kohë të shpejtë dhe sipas të gjitha kërkesave teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komisionin e negocimit.

"Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor", thuhet në njoftimin e bashkisë.

Punimet për teatrin, siç njofton bashkia do të nisin brenda këtij viti dhe bashkia thotë se "zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike".

Por çfarë ndodhi mes Bashkisë së Tiranës dhe Fusha sh.p.k, që ndërpreu marrëdhëniet mes tyre për ndërtimin e Teatrit përmes Partneritetit Publik Privat?

Burime për Report Tv thanë se Bashkia i ka kërkuar firmës private që teatri i ri të ndërtohet në të gjithë sipërfaqen aktuale të të vjetrit, dhe në gjurmën e teatrit të mos lejohet asnjë ndërtim tjetër plotësues, siç ishin kullat e projektuara. Bashkia i kishte kërkuar Fushës që të ndërtonte jashtë njollës së teatrit. Në këmbim të kësaj kërkese - thanë burime konfidenciale për Report Tv, Bashkia i la hapësirë Fusha sh.p.k, që të ndërtonte me shumë kate në godinat rreth njollës së paprekur të Teatrit Kombëtar. Përplasja dhe prishja e marrëveshjes, ka ardhur pasi firma Fusha nuk pranoi propozimin e bashkisë.

Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet sipas projektit të arkitektit danez, Bjarke Ingels.

Teatri sipas projektligjit të miratuar do të ndërtohej me partneritet publik privat (PPP). Projekti i Fusha Sh.p.k parashikonte një investim që kapte vlerën e rreth 10 milionë eurove me sallë me 8 hyrje dhe 460 vende për publikun.

Debati për ndërtimin e Teatrit të ri kombëtar nisi në fund të 2017 dhe fillim të vitit 2018. Në fund të korrikut të vitit 2018 mazhoranca miratoi ligjin e parë për teatrin, i cili u rrëzua në fund të po atij muaji nga Presidenti. Mazhoranca  mori në shqyrtim dekretin e kthyer në shtator të 2018, ndërsa pas një letre nga Brukseli që këshillonte qeverinë që të ftonte edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë u miratua ligji i ri në shtator me këtë ndryshim, por që u rrëzua sërish nga Presidenti, ndërsa mazhoranca e rrëzoi dekretin duke lënë ligjin në fuqi. Opozita dhe një grup aktorësh kanë kundërshtuar shembjen e Teatrit, ndërsa kryebashkiaku Veliaj arriti marrëveshjen me një tjetër grup artistësh për ndërtimin e godinës së re.

Më poshtë deklarata e plotë e bashkise se Tiranes:

Në mbështetje të ligjit nr. 37/2018 dhe vendimit nr. 352, datë 04.04.2019 të Këshillit të Ministrave, pranë Bashkisë së Tiranës u ngrit komisioni për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, në përbërje të të cilit ishte edhe përfaqësia e artistëve.

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nisi punën me hartimin e thirrjes së hapur për palët private të interesuara, për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe paraqitjen e një oferte financiare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës urbane. Thirrja e hapur u publikua në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, si dhe u dërgua për botim në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e ofertave, komisioni i vlerësimit, në përputhje me parashikimet ligjore dhe nën ekspertizën konsulentit të përzgjedhur për të ndihmuar komisionin, nisi punën me negocimin e ofertës së palës private të interesuar.

Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private. Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor.

Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike.

Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë.

VIDEO/Projekti 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shpk: 26/02/2020 19:11

    ate pertrit fushen e ka par njeri cbehet

    Përgjigju
    • Chalet: 26/02/2020 22:16

      Ne Zvicer per ski ishte pardje

  • Robert: 26/02/2020 15:57

    Nuk ka nevoje per teater te ri, beni shkolla dhe spitale dhe jua dime per faleminderit. Sa per teatrin ky qe eshte shtyn edhe ca vite, kesbtu qe mos u vini ne siklet te shpenzoni para.

    Përgjigju
  • Toni: 26/02/2020 15:22

    Uau, bravo artisteve dhe qytetarwve qendrestare. Turp per mua dhe te tjere qe nuk I mbeshtetem. Falenderime basbkise e qeverise per kete hap pas.

    Përgjigju
    • Ardijan: 26/02/2020 20:23

      Shumë mirē! Ato lekë qē patēt menduar se do "fitonit" tek teatri merrjani atij tē kullave ngjitur me teatrin ose prishni tortuar e bëni pista biçikletash dhe anasjelltas!! Teatrin lêreni! Jo tē gjitha ju! Lini nonjë gjē opzitës dhe likes! Ose "betonizoni" ndonjë lulishte 750 metra me plot 750 miljon lekē tē taksapaguesve!!! Lulishte me asnjê,asnjë pemë!Bravo lali,bravo! Votën miljona e bêre! Harram,dhe mblidhi këta bonifacët pulic se lanê namē tortuarve të tiranēs duke shkelur djersën dhe mundin e fshatarve qē tē votuan! Turp!.votusi.

    • Ilir: 26/02/2020 19:22

      Boll e kane ate depon keta "ARTLESHË". Ata qe donin ta mbanin godinen, ne jeten e tyre kane pare vetem shfaqje me ujqer e arinj (ne Serbisht VIÇI DOL do te thote lugina e ujqerve: vuk=ujk, dolina=lugine). Ndertoni lulishte, pista biçikletash, etj.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja