Bardhi-Ramës: Ballukut i dole garant në Kuvend, pse hesht tani që iu sekuestrua vila? Po Ron Yeffet e njeh? Ç’po bëhet me KAYO-n?

28 Shtator, 13:03 | Përditesimi: 28 Shtator, 13:03

Në konferencën për shtyp ndërsa komentonte rastin e Vlora Hysenit, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi u ndal edhe te ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, së cilës iu sekuestruar edhe një tjetër vilë e dyshuar se e kishte fshehur sërish në emër të Igli Tares. Bardhi pyeti Ramën se çfarë do të bëjë me Ballukun, tashmë që pozita e saj përballë drejtësisë është rënduar. Pyetje i drejtoi edhe për akuzat për trafik armës përmes kompanisë KAYO, duke pyetur nëse Rama e njeh izraelitin Ron Yeffet.

 

E.H/Shqiptarja.com