Basha: Berisha, Meta dhe Rama janë shqetësuar nga rikthimi im! Ndihen të kërcënuar sepse duan që Shqipëria të jetë çiflig i tyre

4 Qershor 2023, 19:27 | Përditesimi i fundit: 2023-06-04 22:29:49

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë në Kamëz tha se nga rikthimi i tij në politikë nuk është shqetësuar vetëm Berisha, por edhe Rama e Meta të cilët sipas tij ndihen të kërcënuar nga 3 propozimet e tij kryesore të bëra publike që në takimin e parë.

“Nuk është vetëm ai që është shqetësuar nga dalja ime. Shumë janë shqetësuar nga dalja ime, sepse e kanë monopolizuar debatin publik, duan të dalin vetëm ata të tre dhe kukullat e tyre. Janë shqetësuar shumë. Thelbi i propozimeve të mia është që ajo që i ka ndodhur Shqipërisë në 2008-ën të zhbëhet. Kjo i shqetëson, duan monopol mbi politikën, median, ekonominë. Duan që Shqipëria të mbetet çifligu i këtyre tre personave”- tha Basha.