Basha: Çmimi i energjisë dhe karburanteve rëndon më së shumti mbi qytetarët! Kriza vjen nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni

4 Tetor 2021, 15:14 | Përditesimi: 4 Tetor 2021, 15:14

Nga selia blu, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se rritja e çmimit të energjisë dhe e karburanteve rëndon më së shumti mbi qytetarët shqiptar. Basha tha se çmimi i energjisë dhe karburanteve u rrit duke u bërë një nga më të shtrenjtit në Europë. Kreu i PD-së tha se kjo gropë është krijuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

 

KT/Shqiptarja.com