Basha: Ditën kur u kërkua hetimi për krimet zgjedhore, u liruan protagonistët e dosjes 339

27 Korrik 2021, 12:37

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin në lidhje me lirimin e Astrit Avdylit dhe 3 të tjerëve të dosjes 339.

"Në të njëjtin ditë kur kërkohet hetimi i krimeve zgjedhore lirohen protagonistët e dosjes së Shijakut. Raporti i OSBE konfirmoi se 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët,as për ata që votuan opozitën as për ata që votuan partinë në pushtet.  Pyetja që shtrohet është kush do ta ofrojë arsimin më të mirë, rendin dhe sigurinë, shansin për një jetë më të mirë? Këta që shantazhuan punonjësit e administratës, këta që përdorën krimin për votat, këta që ia falën pasuritë e vendit një grushti oligarkësh për të marrë në këmbim para për një grusht votash? Detyra jonë, detyra e PD-së është që të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të vetëdijshëm që koha na ka dhënë të drejtë për të gjitha pretendimet tona", tha Basha.

  •