Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa ka lexuar një numër shifrash për abuzimet sipas tij të qeverisë me fondet nga tërmeti të Agjencisë së Prokurimit Publik, tha me ironi se këto i kishte marrë nga Partia Demokratike. Kjo shkaktoi të qeshura në sallë, por Basha nënvizoi se kjo ishte batutë pasi e shifrat janë zyrtare të publikuara nga agjencia e Prokurorimit Publik.
‘Merri këtu dhe thoja tigrit të t’i japë. Nuk ke ça të sqarosh o tigër po rri rehat. Ishalla i ke djeg të gjitha ato që ke gjetur te zyra e paraardhësit. Në fund të të të dhënave për ndërtimin e shkollave, burimi: Partia Demokratike. Burimi: APP (Agjencia e Prokurorimeve Publike) . Shiko si qeshin. Afroje pak kamerën zoti i nderuar. E hëngrën kujtuan se ishte PD me vërte. Do qeshni tani?