Basha 'harron' masat anti-COVID, mbledh qindra demokratë në shesh në Kavajë, shumica pa maska!

11 Mars 2021, 15:40

Masat anti-COVID janë shkelur të gjitha në një aktivitet që ka zhvilluar kreu i PD-së Lulzim Basha në Kavajë.

Basha ka mbledhur me qindra demokratë në shesh për një miting elektoral, duke shkelur kështu Aktin Normativ të qeverisë por edhe vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për luftën kundër koronavirusit. Vetë Basha por edhe pjesa më e madhe e të pranishmëve duket se janë edhe pa maska.

Basha është ngjitur mbi makinë, dhe me dy gishta lart ka përshëndetur të pranishmit.

 “Zëri i Kavajës, zëri i ndryshimit. Shqipëria fiton! Rama ik!”, deklaroi Basha.

Kujtojmë se Komiteti i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet mbi 10 persona për shkak të situatës së rëndë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.