Basha 'i bindet' Soreca-s: Gati që të vazhdojmë që nesër punën për Reformën Zgjedhore

6 Maj 2020, 15:58 | Përditesimi i fundit: 2020-05-06 17:46:59

TIRANË- Nuk kanë kaluar asnjë orë nga thirrje e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, kur kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se opozita është gati që të vazhdojë punën për Reformën Zgjedhore. Në një qëndim ndryshe nga ajo e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, Basha tha se opozita nuk është tërhequr nga tryeza e Këshillit Politik, duke ia lënë të gjithë përgjegjësinë mazhorancës.