Soreca kundër vendimit të opozitës: Duhet të riktheheni në tryezën e Këshillit Politik, 'Zgjedhorja' kusht i BE-së

TIRANË- "Thelbësore që Këshilli Politik t'i rikthehet punës për Reformën Zgjedhore, kusht i BE-së". Është ky mesazhi i fort i ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca drejtuar opozitës jashtëparlamentare, si një përgjigje ndaj tyre për vendimin e marrë një ditë më parë në mbledhjen e aleatëve, të cilët thanë se nuk do të ulen më në tryezë dialogu pa pasur një përgjigje nga ana e mazhorancës për propozimet e bëra. 

Soreca e ka bërë të qartë që Këshilli duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur, duke rikujtuar aktorët politik se Reforma Zgjedhore është kusht për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

"Thelbësore që Këshilli Politik të rifillojë punën ndër-partiake në Reformën Zgjedhore, edhe në kohë të vështira si COVID- 19 herë. Thelbësore që reforma mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushet sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian", shkruan Soreca. 

Postimi i plotë i Sorecës

Një reagim i tillë, vjen menjëherë pas mbledhjes online të Komisionit të kësaj Reforme, ku dy bashkëkryetarët u shprehën se do ta votojnë Reformën Zgjedhore pa praninë e opozitës jashtëparlamentare po të jetë nevoja, pasi votat i kanë në parlament. Soreca është ndërkombëtari i parë i cili ka ndërhyrë pas mosmarrëveshjeve të krijuara sërish mes mazhorancës dhe opozitës mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore, ku palët bëjnë fajtorë njëra- tjetrën. Më herët, bashkëkryetari Damian Gjiknuri kërkoi mbështetjen e ambasadores së SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim për përfundimin në kohë të kësaj Reforme.

Kujtojmë që afati i Këtij Komisioni është shtyrë deri më 30 qershor në seancën e 16 prill, për shkak se mbledhja e fundit u zhvillua më 9 mars si pasojë e COVID-1-,  duke mos mundur dot që reforma të mbyllej më 15 ashtu siç ishte planifikuar. Ndryshe nga Komisionet Parlamentare, ky komision deri më tani nuk kishte zhvilluar asnjë mbledhje online.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 06/05/2020 14:20

    Opozite leshi me labire Monik shalngjit Lulaq e te madhin Natd Noka

    Përgjigju
  • Pjeter: 06/05/2020 13:59

    BE-ja duhet te kuptoje qe kjo opozite nuk ka asnje deshire qe Shqiperia te jete pjese e BE-se.Kjo opozite po te jete Shqiperia pjese e BE-se,duhet te reformohet radijalisht,gje qe shkon ndesh me statusin e Saliut,Monalikes,edhe pse jo,edhe te nje pjese te PS-se, qe i duhet tia mbathi me nje ligj zgjedhor, ku populli ka realisht ne dore voten e vet.Me listat qe bejne keta kodoshet,jane tesigurte ne marrjen e mandatit,dhe natyrisht bejne te mundur qe te jene te sigurte edhe idiotet e injorantet qe ju duhen ne rolin e "kortixhanit",dhe keshtu rrethi eshte "perfekt".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur