Basha ‘i pret krahët' Berishës: S’ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar e të asnjë forumi tjetër anti-Amerikan! Noka: I fute thikë pas shpine PD! Zbardhen debatet në mbledhje

20 Shtator 2021, 15:59 | Përditesimi i fundit: 2021-09-20 17:36:52

TIRANË- Hija e Sali Berishës në selinë e PD-së nuk është larguar. Ndonëse nuk është më pjesë zyrtarisht e grupit parlamentar, në mbledhjet e PD-së ai ka qenë sërish fokus i diskutimeve, që ka sjellë sërish përplasjen mes deputetëve dhe kryetarit Lulzim Basha.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku raporton se Flamur Noka, një nga deputetët që e ka treguar hapur besnikërinë ndaj Sali Berishës, ka debatuar sërish me Bashën, lidhur me vendimin e këtij të fundit për ta përjashtuar nga grupi.