Basha katandiset në 4 vota: Jeni kthyer në konkubina! Ju paralajmëroj, mos votoni mbylljen e listave! Do ja fusni vetes

26 Korrik, 22:17

Lulzim Basha u braktis sot në Kuvend, teksa amendamenti i propozuar prej tij për ndryshimet në kodin zgjedhor u votua pro nga vetëm 4 deputetë, ndërsa 75 ishin kundër. Basha pretendonte me amendamentin e tij të hapte listat, ndërsa në fjalën e tij para deputetëve kritikoi për marrëveshjen PD-PS. Basha foli me tone të ashpra duke i paralajmëruar sidomos ish kolegët e tij demokratë.