Basha: Rama-Doshi-Rakipi, PPP-ja që po plaçkit shqiptarët! S’cenojmë aleancën me SHBA, s'ka kthim pas për përjashtimin e Berishës

17 Shtator 2021, 15:40 | Përditesimi i fundit: 2021-09-17 17:15:17

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë duke thënë se është kthyer në një PPP që po plaçkit shqiptarët. Në lidhje me Sali Berishën, Basha tha se nuk heq asnjë fjalë që ka thënë  për kontributin e tij, ndërsa theksoi se nuk do të cenohet aleanca dhe partneriteti i PD-së me SHBA.