Basha me demokratët në Lezhë: Lufta s'ka mbaruar, Rama po përdor çdo mënyrë për të na përçarë

12 Maj 2021, 12:25 | Përditesimi i fundit: 2021-05-12 17:29:50

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi me demokratët e Lezhës nuk ndali akuzat se zgjedhjet e 25 prillit janë një krim elektoral dhe vjedhja më e madhe në histori që bëra nga regjimi Rama-Doshi. Edhe pse sigurohet të mos e cilësojë humbje rezultatin e 25 prillit dhe as njohje të zgjedhjeve, Basha shprehet se lufta nuk ka mbaruar pasi demokratët dhe shqiptarët e ndershëm do të luftojnë që të sjellin shpresën dhe demokracinë në vend.

Ndërsa tha se asnjë bandë nuk do të mund të marr dot peng vendin, Basha tha se qeveria po tenton të përdorë çdo mënyrë që të përçajë opozitën për të hequr vëmendje nga manipulimi i votave.Nga blerja masive e votave me bandat kriminale, tek shkelja e ditë përditshme e kodit zgjedhor me punësimet e paligjshme, tek shkëmbimi i votës për legalizime, tek vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, tek shantazhet e drejtpërdrejta për largimin nga puna dhe natyrisht tek përdorimi i kontingjentit kriminal. Por ju e vazhduat këtë betejë çdo ditë e më të fuqishëm, çdo ditë e më të vendosur dhe kjo është arsyeja pse njerëzit na ndoqën. Sepse ata e kuptuan se kjo betejë nuk bëhej për karriget tona. Regjimi Rama-Doshi nuk do të ketë paqe asnjë çast derisa vala e ndryshimit që kemi ngritur së bashku ta përmbysë. Me të vërtetë ndeshja ndalon kur bëhet një faull, meqë i pëlqen shumë futbolli hajdutit të zgjedhjeve të 25 prillit, siç e dinë të gjithë tifozët e sportit këtu ndonëse unë nuk shquhem, ka kohë që nuk e ndjek dot aq sa dua, por e dimë që kur bëhet një faull nuk mbaron ndeshja. Jepet karton i kuq dhe gjuhet faulli apo penalltia. Me 25 prill nuk ka mbaruar ndeshja. Shqiptarët po e ngrenë dhe do i ngrenë kartonët e kuq. Detyra jonë nuk ka mbaruar. Vala e shpresës për ndryshim nuk mund dhe nuk do të bjerë. As Edi Rama, as Tom Doshi, as Aqif Rakipi dhe as bandat e Durrësit, të Shijakut e të Krujës, të Fushë-Krujës, të Kurbinit e të Lezhës, të Shkodrës, askush tjetër nuk mund ta marrë peng këtë vend.