Basha më i prerë se kurrë me Berishën: I kam hyrë në hak Zotit dhe jo atij! Kërkon ta zhysë PD në humnerë për interes personal! Vetë e firmosi vettingun në politikë në 2018-n, t'i qëndrojë (VIDEO)

23 Tetor 2021, 16:41

Edhe durimi e ka një kufi. Ky do të ishte rasti i Lulzim Bashës që sot 'nuk ia fali' më Sali Berishës akuzat 'bombë' në drejtim të tij. Kryetari i Partisë Demokratike ishte shumë i prerë dhe shumë i qartë kur e akuzoi paraardhësin e tij, si dhe ish-babanë e tij politik, si njeriun që për interes personal kërkon ta çojë PD-në drejt humnerës.

Akuzës se ai është peng i Ramës, Basha iu përgjigj se 'Unë jam vetëm peng i Zotit dhe i askujt tjetër. Zotit i kam hyrë në hak por Sali Berishës jo", duke sqaruar se ia ka dhënë mundësinë ish-liderit demokrat që ta mbante fjalën kur thoshte se "betejën do ta bëj vetëm dhe nuk do ta përfshij Partinë Demokratike.