Basha mesazh Ramës nga studio e Report Tv: Ku i ke shokët Rame, të dhemb vrima e fyellit! Po të flas live! i gatshëm për debat me të, por ai i shmanget

25 Mars, 22:32

Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, komentoi video-postimet e fundit me mesazhe ironike dhe Dissing me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se kjo ishte mënyra për ta vënë para përgjegjësive kreun e qeverisë, të cilit shokët i kanë përfunduar në burg për korrupsion dhe vjedhje.

Madje ai pranoi ftesën e moderatorit Denis Minga që nga Report Tv t’i jepte një mesazh live nga studio kryeministrit dhe jo me video-postim.

“E Ramëëë, ku i ke shokët Rameeee? Pse nuk përgjigjesh, ku i ke shokët? Është vrima ku ke futur shokët Ramë. Sështë faji im se të dhëmb vrima. Ky fyelli ka më shumë vrima se çfarë ta pret ty mendja, se ke mbledh shumë në ato vrimat e fyellit... Merre me qetësi, mos ma shmang përgjigjen. Unë jam live, s’merrem me montime, se thonë i ka rënë batuta, unë e di pse i bën këto gjëra, pse i shmangesh të vërtetës. Unë jam live këtu te Report Tv te Denis Minga...

Ti erdhi më 2013 Ramë dhe ça solle, ça modeli? Ti solle Sajen, Ben Ametajn, Ilir Metën, Lefter Kokën dhe shokët e tij, ti solle njerëz që sollën trafikantë, banditë, hajdutë.

Ça modeli solle ti Rame, modelin e hajdutit, kriminelit, mashtruesit, ça modeli solle ti. Përgjigju njerëzve këtu nga studio e Report Tv, përgjigju shqiptarëve pyetjes time? Ku i ke shokët Rame, sa bëjnë 7 herë 7 Rame?”, u shpreh Basha në mesazhin e tij.