Basha miting në Shkodër, simpatizatët e presin në grumbull me thirrjet 'Rama ik'

16 Mars 2021, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2021-03-16 11:29:39

Kreu u i PD Lulzim Basha vijon të shkelë rregullat anti COVID. Këtë herë ai ka shkuar në Shkodër ku është pritur nga një grup i madh simpatizantësh të PD me flamuj të Partisë Demokratike dhe me thirrjet "Rama ik".

Edhe pse u gjobit me 5 milionë lekë për grumbullime në kohë pandemie në Kavajë, Basha u shfaq në Lezhë  e sërish mes turmës së njerëzve në Shkodër, një pjesë e të cilëve ndërsa mbanin në duar flamuj të PD, u shfaqën edhe pa maska.