Basha nuk zë mend nga gjobat, sërish miting në Durrës! Rama: Rrezikoi jetën e qytetarëve

30 Maj 2020, 15:30

TIRANE-Sërish Lulzim Basha dhe sërish në Durrës. Kryetari i PD-së sfidon përsëri ligjin që ndalon grumbullimet pasi jemi në kohë pandemie dhe deri në 23 qershor në gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Por gjoba e parë në Durrës dhe e dyta te Teatri Kombëtar, liderit demokrat nuk i ka bërë përshtypje duke e shkelur sërish aktin normativ. Ditën e sotme nga zona e Kënetës në Durrës, Lulzim Basha ka postuar disa foto nga mitingu që zhvilloi me qytetarët.