Hiqen kufizimet e orareve për liri dalje dhe për automjetet këtë fundjavë. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë normale. Edhe bizneset nuk kanë më fashë orari që t'i ndalojë. Ato do të vijojnë të qëndrojnë të hapura. E ndaluar deri në 1 qershor do të jetë vetëm dalja nga zonat e kuqe në zonat e gjelbërta deri të hënën kur këto kufizime do të hiqen.
Nga dita e parë e muajit qershor Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinje, çerdhet e kopshtet, kampionatet sportive pa praninë e publikut, parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë. Prej 1 qershorit edhe plazhet do të hapen, por vetëm për hotelierët, ndërsa për të gjithë qytetarët nga data 6.
Mbetet ende mbyllur transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve. Ndërsa deri më datë 23 Qershor ndalohet të hapen kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Çfarë hapen dhe çfarë nuk hapen pas 1 qershorit