Basha pas takimit me delegacionin e ODIHR: Raporti fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit! Sekretari i Përgjithshëm i PS: Gati të ulemi me opozitën për reformën zgjedhore e territoriale

29 Shtator 2021, 19:01 | Përditesimi: 29 Shtator 2021, 19:01

Raporti i OSE-ODIHR sipas kreut të PD Lulzim Basha ka konfirmuar masakrën zgjedhore të z25 prillit. Kështu u shpreh Basha pas takimit në selinë blu me delegacionin e ODIHR-it kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek.

Më tej Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë se vrau demokracinë në Shqipëri dhe shteti u bë njësh me partinë. duke krahasuar qeverisjen e Ramës me atë të Lukashenkos në Bjellorusi, Basha shtoi sistemi i patronzhistëve është vjedhje e të të dhënave të qytetarëve.  Referuar krijimit të një Agjencie për Mediat dhe Informimin, një ndër vendimet e para që u mor sot nga qeveria, Basha tha se Rama ka krijuar një ministri të propagandës për të zhdukur sipas tij lirinë për gazetarët për të bërë transparencë.

KT/Shqiptarja.com