Basha përplaset me Braçen: Jeni ‘nëna e baba e korrupsionit’, ç'u bë me fondet e rrugës në Divjakë?! Deputeti i PS-së: Fol me prova dhe fakte, para drejtësisë kush është fajtor

25 Tetor 2021, 18:43

Kryetari i PD-së. Lulzim Basha i është përgjigjur deputetit të PS-së, Erion Braçe, pasi ky i fundit i kërkoi llogari për veprat infrastrukturore gjatë kohës së tij si Ministër, konkretisht për aksin rrugor Lushnje-Fier. Basha tha se fondet në dispozicion nuk shkojnë për ndërtimin e infrastrukturës, pasi ka korrupsion. Kreu i PD-së shtoi se ky regjim është ‘nëna dhe baba i korrupsionit’, ndërsa shtoi se ka pasur parregullsi në një rrugë të ndërtuar në Divjakë, zonë që përfaqësohet në parlament nga Braçe. Sipas Bashës në këtë zonë nuk është bërë asnjë rrugë anësore gjatë gjithë këtyre viteve Nga ana tjetër, Braçe tha se për korrupsionin duhet të flasë me fakte, dhe se kush është i përfshirë, nga i pari tek i fundit të shkojnë para drejtësisë.