Basha president? Rama: Kur Berisha të fitojë çmimin Oscar

6 Prill 2022, 19:45 | Përditesimi: 7 Prill 2022, 07:09

Me të qeshur e ka marrë kryeministri Edi Rama pyetjen e gazetarit të Report Tv, Ermal Qori për mundësinë e zgjedhjes së Lulzim Bashës si president. Ai tha se kjo mund të ndodhë kur Sali Berisha të fitojë çmim Oscar.

“Basha mund të behet president me votat e kësaj shumice aq sa Berisha mund të fitojë çmimin Oscar me mbështetjen e syrit.net.”, tha kryeministri.

Sh.Sh/Shqiptarja.com