Basha pret delegacionin e Senatit Amerikan dhe Yuri Kim: Të fusim vendin në shinat e ligjit për të thithur investimet! SHBA të forcojë pozitat në Ballkan, nismat e Novi Sadit trazojnë rajonin

14 Tetor 2021, 20:20 | Përditesimi: 14 Tetor 2021, 20:20

"SHBA duhet të forcojë pozitat e saj politike dhe gjithëpërfshirëse në rajon dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë së bashku" tha kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit që zhvilloi me nje delegacion të Senatit Amerikan, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja Yuri Kim. Basha tha se në Ballkan duhen ndalur çdo ofensive nga forcat jo perëndimore dhe për të nismat e bëra në Novi Sad (duke iu referuar Open Balkan) pasi ringjallin planet hegjemoniste serbe duke krijuar provokime dhe trazira në rajon.

 

KT/Shqiptarja.com