Basha: Rama mashtroi studentët, ja zgjidhjet e PD-së për studentët

26 Dhjetor 2018, 14:13 | Përditesimi i fundit: 2018-12-26 14:50:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave të studentëve, të bërë fill pas vendimeve të marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. (Lexo këtu)

Basha tha në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama po i mashtron studentët me “Paktin për Universitetin”, pasi sipas tij kreu i ekzekutivit nuk ka asnjë plan. 

“Cikërrimat dhe mashtrimet me të cilat doli sot janë riciklim i atyre që ka thënë gjatë këtyre ditëve, nuk zgjidhin asnjë nga problemet e thella me të cilat përballen studentët. Tha që do i bëjë konviktet brenda mandatit, por konviktet nuk janë 'Unaza' ”, tha Basha.

Kryedemokrati iu ofroi qytetarëve dy "rrugëdalje" nga kjo gjendje "coroditëse e zhvatëse", që i parashtroi edhe në seancën e fundit plenare, anulimin dhe hartimin e një ligji për arsimin e lartë si dhe dyfishimin e buxhetit.

    No videos found.