Vendimet për kërkesat e studentëve/ Rama: Buxheti nuk ndryshon, fondi i garantuar, ligji i arsimit nuk preket

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ligji për arsimin e lartë nuk do të preket, pasi nuk është ai problemi, por boshllëku për t’u plotësuar nga ligji te ligjshmëria. Referuar akuzave nga opozita, Rama tha se ‘Ata që kërkojnë ndryshime buxheti janë ata që duan që studentët mos dinë se cfarë kërkojnë, ndërkohë që unë e di mirë se cfarë kërkojnë’ tha ai. Kryeministri kishte një përgjigje edhe për pedagogët që kërkojnë anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

Gjithashtu Rama deklaroi se pavarësisht vendimeve të sotme për studentët, buxheti nuk do të ndryshojë për përballimin e efekteve financiare, pasi fondi është i garantuar. Studentët protestuan për 17 ditë para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, ndërsa Rama filloi diskutimet në disa universitete, teksa sot u miratua pakti. 

(Kliko këtu) për dokumentin e plotë të Paktit për Universitetin / Si është gjendja, kërkesat e studentëve dhe cfarë vendosi sot qeveria

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
Rama: Nëse protesta e studentëve vazhdon, do dal vetë në krye të saj (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur interesit të medias se si do të veprojë nëse në janar do të rifillojë protesta e studentëve tha me ironi se “Plani im është shumë i qartë, unë do të udhëheq protestën e studentëve, mund të qeshni, por do të shikoni që shumë shpejt do të jap protestës si kam kapur gjithë të tjerat”.

Ora 12:59
Rama: Në Qytetin Studenti kishte lloto në sallat e leximit të vajzave

Duke iu referuar investimeve të qeverisë në konvikte, kryeministri Edi Rama tha se problem në Qytetin Studenti kanë qenë pronat e privatizuara ku në do sot zhvillojnë aktivitetin biznese të ndryshme. Pronarët e këtyre objekteve tha Rama tentuan t'i bashkohen protestës së studentëve, por që këta të fundit i larguan. Rama tha se në sallat e leximit të vajzave në konvikte ishin ngritur edhe lloto sportive. "Shkuan edhe në protestë dhe ata që u refuzuan nga studentët, kanë menca, klube, konvikte deri në organizmin e llotove në sallat e leximit të vajzave", u shpreh Rama.

Ora 12:41
Peticioni/ Rama: Kemi boshllëk, por ligji i arsimit të lartë s’preket (Një përgjigje për pedagogët)

Kreu i qeverisë ka deklaruar sot se ligji i arsimit të lartë nuk do të preket. Ai kishte një përgjigje edhe për pedagogët që kanë firmosur një peticion ku kërkojnë anulimin e ligjit. “Nuk ka asnjë arsye që ligji i arsimit të lartë të preket sot. Nuk kam dëgjuar asnjë që të më japë një fakt se këtë zhvillim pozitiv të kërkuar e ka penguar ligji i arsimit të lartë. Kemi një boshllëk për të plotësuar nga ligji te ligjshmëria. Peticioni i pedagogëve? Është e rëndësishme ti ndajmë, janë shumë ata që janë heronj, por ka edhe të tjerë që janë si ajo shprehja “Sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull”. Përpara se pedagogët të shkojnë te ligji është mirë se secili të provojë përputhjen e tij me ligjin”tha Rama.

Ora 12:32
Kërkesat e studentëve/ Rama: S’ka ndryshim buxheti, fondi është i garantuar

Kryeministri Rama u shpreh se për të gjitha vendimet që janë marrë nuk do të ketë ndryshim të buxhetit, pasi financimi është i garantuar. “Nuk ka nevojë për ndryshim buxheti, financimi është i garantuar. Për tarifat financimi do të jetë brenda fondit të arsimit dhe në vijim është parashikuar gjithçka. Ata që kërkojnë ndryshime buxheti janë ata që duan që studentët mos dinë se cfarë kërkojnë, ndërkohë që unë e di mirë se cfarë kërkojnë. Gjithçka është e përllogaritur deri në qindarkën e fundit. Vendimi i qeverisë del në bazë të buxhetit. Fondi është i garantuar.

Plani është shumë i qartë, unë do të ‘udhëheq’ protestën e studentëve. Do e hap edhe protestën sikur kam kapur edhe të gjitha të tjerat. Studentët kanë kërkuar disa gjëra të arsyeshme, por operacioni do të shkojë shumë me thellë. Ne do të nxjerrim edhe planin për rritjen e ndjeshme te kolegjet profesionale dhe uljen e numrit të atyre që shkojnë në universitet. Është jashtë logjike. Ne nuk kemi nevojë për 300 gazetarë në vit, ju kemi ju dhe na duken sikur janë 3 mijë. Ku do të shkojnë? Mund të marr edhe shembuj të tjerë. Kemi prodhuar 10 mijë juristi, po ku do të shkojnë?”tha Rama.

Ora 12:26
Biblioteka, Rama: Do jetë online deri në mars, kurse anglishtje falas për studentët

Kryeministri Edi Rama tha se kërkesat e studentëve për Bibliotekën do realizohet brenda muajit mars 2019. Sipas kreut të qeverisë në këtë afat do jetë gati sistemi online i Bibliotekës. Gjithashtu, Rama paralajmëroi një vendim të fortë në të ardhmen sa i takon gjuhës angleze. Sipas tij, njohja dhe mbrojtja e anglishtes do jetë kusht për diplomimin por edhe punësimin e studentëve. "Për bibliotekën, do jetë online dhe e aksesueshme për të gjithë studentët. Marsi është afati i fundit. Studentëve iu them që në afat të mesëm duhet të prisni një vendim shumë të qartë lidhur me anglishten. Do jetë një nga kushtet që do përcaktojnë marrëdhëniet tuaja me shtetin dhe diplomën. S'mund të përjashtojmë gjuhët e huaja dhe të bëjmë protesta për të kërkuar biblioteka shkencore. Do t'ju ofrojmë kushte anglishteje falas. Dhe anglishtja do hyjë te kushtet për të marrë mbëhstetje nga shteti. Nuk jemi duke shkuar drejt 1945, por drejt 2045", tha Rama. 

Ora 12:21
Rama: Po punojmë për përfshirjen e studentëve në rrjetin e kartës europiane të studentit

Duke u ndalur te kërkesa e studentëve për pajisjen me kartë studenti, Rama ritheksoi se Shqipëria nuk ka një traditë të tillë, por hodhi një tjetër ide. Në konferencën për shtyp nga ku komunikoi vendimet e Qeverisë për tetë kërkesat, Rama tha se po punohet për përfshirjen e studentëve shqiptarë në rrjetin e kartës europiane të studentit. 

"Shqipëria nuk ka traditë. Ka qenë një ambicie dhe premtim legjendar. Nga shkurti i 2018 e në vazhdim kemi nisur një proces me KE sepse mendojmë se përfshirja e studentëve në rrjetin e kartës europiane të studentit, është ajo që i jep përmbajtje serioze kartës. Se nuk i ka penguar studentët karta që të shkojnë në Teatër apo Muze. Nga nëntori kemi lidhur marrëveshje me Francën dhe po punojmë për përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin e vendeve që marrin kartë europiane studentore", tha Rama, duke shtuar se afati për realizimin e saj është "fundi i vitit 2019 është afati i realizimit". 

Ora 12:19
1 mijë vende të lira në administratë për studentët, Rama: Ja si do të pranohen ekselentët

Shqiptarja.com zbardhi sot vendimin e qeverisë për pranimin e një mijë studentëve ekselentë në administratë, ndërsa kryeministri Rama sqaroi procedurën. Rama theksoi se prioritet kryesor do të kenë ekselentët që kanë mbaruar jashtë, më pas ata që kanë mbaruar në universitetet publike në Shqipëri dhe të tretët janë ata që kanë mbaruar në privat.

“Këtu nuk mbaron qasja jonë ndaj problematikës së universitetit dhe falë dialogut të nisur me vështirësi, të tjera gjëra janë shtuar dhe paketa jonë do të jetë 8+. Po u them deri tani, pasi uroj dhe jam i bindur që dialogu do të vijojë dhe pakti strategjik do u ofrohet studentëve për ta parë dhe kontribuar për një marrëveshje të madhe. Por sot kemi vendosur që të gjitha vendet në administratën publike të jenë në dispozicion të studentëve më të mirë. Është vendim i qeverisë për punësimin e studentëve më të mirë në institucionet e administratës.

Sot për sot studentët më të mirë kanë pengesë, pasi u thuhet se nuk ke eksperiencë, por si krijohet eksperienca, por për të kapërcyer këtë dhe për t’ú dhënë një mesazh të gjithëve dhe për të zmbrapsur një lëvizje në kufijtë e ligjshmërisë do të bëjmë publike në vijim vendet e lira në administratë. Pa konkurs por me kreditet e arritje në universitet, ata që janë pa punë, që janë jashtë dhe thonë ika se nuk ka punë.

Shembull, 20 vende të lira te ministria e Financave dhe më i miri ka zgjedhjen e parë, mund të thotë dua apo nuk dua, më pas ai vend është i zënë. Pastaj vjen i dyti...me këtë rend, ekselentët që kanë studiuar jashtë kanë zgjedhjen e parë, ekslentët që kanë mbaruar në publik këtu manë zgjedhjen e dytë dhe ata që kanë mbaruar te privati janë të tretët. Më pas të gjitha vendet e punës në administratën jo publike do të jenë në dispozicion të më të mirëve. Do të jenë zgjedhje se cfarë ke në bankën e dijes, kreditë nga studimet. Askush nuk ka mundësi të ndërhyjë, pasi do të jetë transparent. Do ta bëjmë me vendosi”tha ai.

Ora 12:16
Rama: Bordi i Administrimit të Universiteteve de facto i shkarkuar, studentët do kenë përfaqësuesin e tyre

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur de facto të shkarkuar Bordin e Administrimit të Universiteteve, por deri në ngritjen e bordit të ri ata do të vijojnë punën. Kreu i qeverisë premtoi për studentët se ata do kenë përfaqësuesin e tyre në bord, të zgjedhur nga një proces i hapur dhe transparent. Studentët do propozojnë jo më pak se tre kandidatura dhe një prej tyre qeveria do ta cojë në Bord. Ndërsa sa iu takon senateve, Rama tha se studentët duhet ta zgjidhin vetë me drejtuesit që të kenë përfaqësuesin e tyre në Senat. "Përfaqësuesit në bordi de facto janë të shkarkuar. Emërimet e rjea do bëhen në një proces të hapur në sytë e publikut, studentëve. Dhe një prej anëtarëve përfaqësues të qeverisë do të vijë si propozim nga studentët, jo student. Figura publike të njohura të fushës, ekspertë, profesionistë, studentët kanë të drejtë të propozojnë jo më pak se 3 kandidatura dhe një prej tyre qeveria do ta cojë në bord si mishërim i vullnetit dhe bashkëpunimit me studentët. Senatet janë të lira që në vendet që kanë të lira në borde të propozojnë një student. Kjo iu takon studentëve ta zgjidhin këtë me drejtuesit e tyre. Afati i realizimit prill-maj 2018", tha Rama. 

Ora 12:13
Pesha e votës së studentëve, Rama: Ligji e garanton, por autonomia s’ka funksionuar

Referuar kërkesës së studentëve për peshën e votës në universitete, Rama u shpreh se do të ngrihet një grup pune për hartimin e statusit në arsimin e lartë. “Ligji për arsimin e lartë e garanton pjesëmarrjen e studentëve dhe u njeh të drejtën të përfaqësohen në komisionet e përhershme. Problematika është e qartë në masë të madhe, këshillat studentorë dhe komisionet nuk ekzistojnë. Ligji u jep të drejtën institucioneve, por autonomia është kujtuar si liri pa përgjegjësi. Këto institucione që janë si ura në masë të madhe mungojnë dhe krijojnë ndjenjën e përjashtimit të studentëve. Sot u vendos të ngrihet një grup që të hartojë modelin e statusit për arsimin e lartë, nga ku do të nisë pastaj procesi i plotësimit të këtyre boshllëqeve. Do të ketë asistencë ligjore nëse do të ketë nevojë. Monitorimi i studentëve mendoj që adreson kërkesën e studentëve” tha Rama.

Ora 12:09
Plagjiatura/ Rama: Arkivë dixhitale për doktoraturat dhe Kod Sjellje

Kryeministri Rama deklaroi sot se do të krijohet një arkivë dixhitale për të shmangur plagjiaturën e doktoraturave. “Raportet e vlerësimit të doktoraturave janë detyrë e universitetit. Do të krijohet një arkivë dixhitale për doktoraturat. Kontroll anti plagjiaturë si dhe kaloi projektligji që do të çelë konsultimin për kodin e sjelljes. Në konsultime mund të përfshihen të gjithë, do të jetë bazë e një procesi”.

Ora 11:59
Transparenca në universitete, Rama: Krijohet struktura e kontrollit

Përsa i përket pikës së transparencës në institucionet e arsimit të lartë, kryeministri Rama u shpreh se do të krijohet struktura për kontrollin.  “Kjo është një qasje shteruese për transparencën, plus mekanizmat për kërkesat dhe ankesat për mos veprimin e drejtuesve të arsimit të lartë. Në vendim krijohet struktura për kontrollin e transparencës për arsimin e lartë dhe trajtimit të këtyre ankesave. Afati i realizimit është Prill 2019”tha Rama.

Ora 11:56
Rama: Zero tarifa për ekselentët, fëmijët e familjeve në nevojë dhe me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në detaje të gjitha vendimet që qeveria ka marrë sot për studentët në lidhje me tarifat. Kreu i qeverisë u shpreh ekselentët, studentët që vijnë nga familjet në nevojë, por edhe ata me aftësi të kufizuara nuk do të paguajnë. Gjithashtu nga ky vit qeveria do të paguajë 50% të tarifës për të gjithë studentët, ndërsa nga viti tjetër akademik do të jetë me shkallëzim.

"Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e qeverisë që në fokus ka pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për universitetin që do ta bëjmë publikë në mesin e muajit të ardhshëm. Në mbledhje kemi diskutuar dhe marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre, sikur e kemi thënë është e domosdoshme për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zbrapset, por të thellohet. Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të ministrave për kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive që plotësojnë pranimin në ciklin e dytë dhe përfitojnë ulje të tarifave.

Për përcaktimin e kriterve për bursat për studentët e shkëlqyer, së treti kemi ndryshuar vendimin 288 për miratimin e kufirit maksimal të pagesës vjetore që lidhet me ciklin e parë, të dytë dhe profesional me kohë të plotë dhe kemi ndryshuar vendimin për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Këto shpjegohen në këto terma; kemi studentët nga familjet me ndihmë ekonomike, të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që marrin financimin e plotë dhe studentë nga familje me ndihmë ekonomike , të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh. Bazë për të mbështetur 100% subvenscionuar tarifën, për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë u vendos që kjo të bëhet drejtpërdrejt nga qeveria.

Së dyti studentët me notë mbi 9 do të fitojnë 100% tarifë nga qeveria dhe po ashtu në cdo program studimi do të përfitojnë bursë 10 mijë lekë të reja. Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën dhe mbështetjen e qeverisë. Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së regjistrimit drejtpërdrejt, që deri tani e paguanin të plotë. Të gjithë studentët aktualë në pjesën e mbetur të këtij viti edhe ata me 4 dhe 5 nuk do të paguajnë, por do të paguajë shteti. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se detyrimet financiare do i mbulojë qeveria"deklaroi Rama.

Ora 11:56
Kërkesa e studentëve për konviktet, Rama: Brenda mandatit të dytë do jenë të përfunduara

Kryeministri Edi Rama ka premtuar për studentët se brenda mandatit të dytë qeverisës të gjitha konviktet në vend do jenë rindërtuar. "Kemi marrë miratimin e dytë për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me ajgencitë mbështetëse ndërkomnbëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara", u shpreh Rama. 

Investimet në konvikte ishin një nga tetë kërkesat e studentveë të cilët dolën edhe në protestë për 17 ditë me radhë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë