Basha: Rama po përpiqet që të pengojë ngritjen e tre komisioneve hetimore, nuk do t’a lejojmë

23 Tetor 2021, 13:45

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, thotë se kryeministri Edi Rama dhe PS  po përpiqen që të pengojnë ngritjen e tre komisioneve hetimore, atë për ‘masakrën e 25 prillit’, ‘Bechetin’ dhe për ‘inceneratorët.

‘Në aksionin e saj politik në nisje të parlamentit, ndër të tjera Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore, një komision hetimor për masakrën zgjedhore, një komision hetimor për inceneratorët e mafies së dhe një komision hetimor për çështjen Becheti.