Basha ‘sfidon’ Berishën në Shkodër: Ky qytet nuk u ul kurrë para arrogancës së pushtetit, do vijën ditë më të mira për demokratët

27 Maj 2023, 18:35 | Përditesimi i fundit: 2023-05-27 22:47:47

Tashmë s’ka asnjë dyshim, Lulzim Basha i është rikthyer politikës aktive, por ditën e sotme mesazhi i tij ishte edhe më fortë. Ish-kreu i demokratëve, sfidon Sali Berishën duke zhvilluar një takim me të rinjtë në Shkodër, bastionin e së djathtës, ku Sali berisha pësoi humbjen më të madhe në histori në zgjedhjet e 14 majit.