Basha: Shengeni Ballkanik sfidë kundër BE-së, sabotim!

22 Dhjetor 2019, 14:43

TIRANE-Kryetari i PD-se Lulzim Basha shprehet se Shqipëria duhet të kishte kushtëzuar nismën rajonale të Shengenit Ballkanik me pjesëmarrjen e Kosovës. Mosrakordimi, sipas liderit demokrat bie ndesh me parimet e partneritetit strategjik për të cilat qeveria e Shqipërisë është zotuar disa herë gjatë mbledhjeve me qeverinë e Kosovës. Për Bashën, Samiti në Tiranë duhet të ishte anuluar deri kur Serbia të kërkonte falje për masakrën e Reçakut. Megjithatë për kryedemokratin është e pashpjegueshme nevoja për Shengenin Ballkanin derisa ekziston CEFTA, të cilën sipas tij, kryeministri Edi Rama po e bojkoton. E gjithë kjo nismë, thotë më tej Basha, erdhi pas vendimit për të mos hapur negociatat duke lënë përshtypjen e krijimit të një blloku të ri ekonomik dhe politik si alternativë apo sfidë ndaj Bashkimit Europian. Ai kritikon edhe rolin e Serbisë, referuar marrëveshjeve me Moskën. Lulzim Basha thotë se kjo nismë do të dështojë se ka edhe kundërshtimin e Malit të Zi dhe Bonjës, por në fakt e vërteta është se presidenti malazez ishte dje në Tiranë duke iu bashkuar samitit. Zgjidhja e vetme për liderin demokart është largimi i Edi Ramës dhe ardhja e PD-së në pushtet, që sipas tij do ta çlironte këtë potencial europianizues dhe do ti hapte rrugë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    No videos found.