Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ditën e sotme do të takohet me Katja Leikert, nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën.
Takimi do të nisë në orën 10:30 ndërkohë që pas këtij takimi, kreu i PD do të ketë një komunikatë për mediat. Pas takimit me Katja Leikert, Basha është takuar gjithashtu edhe me Ambasadorin austriak Johan Sattler.
Takimi i Bashës me Leikert dhe me Sattler vjen 5 ditë pas takimit që kreu i PD pati në selinë blu me ambasadorin e ri gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf. Pas takimit me Zingraf, Basha hodhi akuza ndaj qevrisë mbi dosjen 184. Kryetari i opozitës joparlamentare tha se kryeprokuroret duhet të ndiqen penalisht, teksa i etiketoi ato si "Katicat e Shqipërisë", duke ju referuar arrestimit për korrupsion në Maqedoninë e Veriut të Prokurores Speciale Katica Janeva.