Dosja '184'/ Basha: Dy Katicat po vetëflijohen për Ramën! Në shtator opozita me platformë qeverisjeje -Video

TIRANE - Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se dosja 184 ku dyshimet janë fokusuar në vjedhje të votave në zgjedhjet e pjeshme për Bashkinë e Dibrës në 2016-ën, po lihet "jetime" me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat që mbajti pas takimit që pati në selinë blu me ambasadorin e ri gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf, kryedemokrati tha se janë prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, dhe kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donila Prela, ato të cilat sipas Bashës kanë vendosur të sakrifikojnë karrierën e tyre dhe të rrezikojnë burgun, për shpërdorim detyre. Kryetari i opozitës joparlamentare tha se kryeprokuroret duhet të ndiqen penalisht, teksa i etiketoi ato si "Katicat e Shqipërisë", duke ju referuar arrestimit për korrupsion në Maqedoninë e Veriut të Prokurores Speciale Katica Janeva.

"Ky është një veprim i dy Katicave të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Krimeve tëRrënda, që po veprojnë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të rilindjes, janë aty për t'i mbrojtur dhe jo çuar para ligjit politikanët që janë kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. Guximi që kanë marrë për të mbyllur një dosje që e ka marrë vesh e gjithë bota tregon që dëshpërimi i Edi Ramës është i tillë saqë ka vendosur t'i shtyjë edhe këto masha të pushtetit të tij, Arta Marku dhe Donila Prela, dy Katicat e tij, drejt vetëflijimit. Sepse me veprimet që kanë marrë të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, kanë bërë shpërdorim detyre, prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Meritojnë të quhen Katicat e Shqipërisë, prokurorja speciale që u vu në pranga në Maqedoninë e Veriut", tha Basha.

Në një komunikim për gazetarët, lideri i PD-së tha se e vetmja zgjidhje për t'i dhënë fund krizës politike me një qeverisje sipas tij të kapur nga krimi, janë zgjedhjet përmes një qeverie tranzitore të pakapur nga kupola e krimit.  Muaji shtator, siç Basha tha, do ta vë në lëvizje opozitën jo vetëm me protesta anti-qeveritare. Kryedemokrati tha se opozita e bashkuar ka bërë gati një plan kombëtar siç ai e quajti, që do t'i vijë shqiptarëve si një alternativë qeverisëse.

"Përgjigjja për Edi Ramën: Është çlirimi i politikës nga krimi përmes një procesi të rregullt zgjedhor, të mbikëqyrur nga një qeveri tranzitore, pa persona që kanë lidhje me krimin që Edi Rama dhe kupola e krimit i serviri shqiptarëve. Koha nuk pret, jemi në një moment shumë delikat. Bashkë me opozitën e bashkuar, javët në vazhdim do të paraqesim një platformë masash, si një ofertë kombëtare për të mos humbur më shumë kohë të çmuar duke mbyllur derën e Evropës për Shqipërinë", tha Basha.

Basha nuk la pa përmendur edhe rastin e Valdrin Pjetrit, të zgjedhur kryetar Bashkie i Shkodrës më 30 qershor, që u tërhoq nga marrja e detyrës pas zbulimit se ishte i dënuar dhe dëbuar nga Italia për drogë. Të njëjtën situatë PD paraqiti edhe për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, të cilin e akuzon se ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga Greqia. Për këto akuza, PD i kërkoi sot Prokurorisë të bëjë verifikimet përkatëse. Në këto kushte, Basha ngriti pyetjen, se sa kryebashkiakë të tjerë mund të jenë të dënuar, por që sipas tij po mbrohen nga Edi Rama. Shefi i opozitës tha se kryeministri është informuar nga autoritetet ndërkombëtare për rastin e Agim Kajmakut, e megjithatë -siç Basha pretendon, ai ka zgjedhur ta kandidojë për në krye të Bashkisë së Vorës.

"Këto ngjarje tregojnë degjenerimin përfundimtar të Edi Ramës. Ka kthyer në krye të PS-së Tom Doshin, një njeri në listën e zezë të SHBA. Caktuan një kriminel të dëbuar nga Italia kandidat për në bashkinë e Shkodrës, ai duhej të ndiqej penalisht, e prokuroria përpiqet të mbyllë dosjen 184 përpara se të krijohet SPAK-u. Edhe rasti i Agim Kajmakut, një tjetër individ me precedentë penalë në Greqi, që Rama dhe persona të tjerë përgjegjës në kupolën e lartë socialiste kanë pasur dijeni të plotë. Edhe ai ka mohuar precedentin penal në shtetin fqinj, fakti është se ai është një person me precedent penal të hapur me drejtësinë greke. Ky fakt dihet nga Edi Rama, i komunikuar atij nga partnerët ndërkombëtarë dhe ai ka zgjedhur ta kandidojë për Bashkinë e Vorës. Sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedentë penalë? A nuk është kjo një provë se kriza politika dhe kushtetuese ka një burim, kriminalizimin e plotë të politikës me Edi Ramën në krye. Ai nuk përfaqëson më interesat e socialistëve, por të kriminelëve", u shpreh lideri i opozitës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 23/08/2019 17:00

    Ne shtator Luludhi do haje nje mu... te madh

    Përgjigju
  • tori: 23/08/2019 14:07

    Aman te lutem "shpalosi platformem me vlerat eurropiane". Na shpeto!!!!Aman thuaji ose shpalosi sa ma pare vlerat europianete platformes tande.Kam bindjen se do jete nje platforme e mbeshtetur mbi rrenen,mashtrimin,manipulimin e skenaristeve te njohur made in "babale" si zakonisht e te proklamume cdo muaj.Nuk besoj se ka shume njerez qe te besojne o Lul,me perjashtim te Gazit,Salianjit e ndonje tjetrit.Platforma e qeverisjes tande asht nje konglomerat budalleqesh e rrenash,mashtrimesh.Te gjitha mbaji per vehte.Ne nuk kemi nevoj per to.Jepja Shkullakut ti botoj teresisht osevetem koncentrat te tyre.

    Përgjigju
  • Daja: 22/08/2019 23:05

    Ke tre dosje dhe 4 te vrare ne bulevard;,,akoma nuk ke dhene llogari;,,kriminel......

    Përgjigju
  • redi: 22/08/2019 20:31

    Lul mire ben qe enderron per qeverisje,por mbaro pune me SPAKUn, se ke tre dosje ne hetim.Ajo qe te dallon nga cdo politikan ,eshte se luan rolin e te ndershmit,kur nuk je.Endrrat i ke te bukura por shqiptaret ste besojne

    Përgjigju
  • Luzi: 22/08/2019 19:40

    Po ik o idiot...se na lodhe mendjen....demostro veten pastaj kritiko te tjeret

    Përgjigju
  • Johani: 22/08/2019 17:51

    Ti e do qiftin e llalles qe me urdher tend ete berishes e shpallte fajtor dhe te padeshiruar edhe tmadhin Dritero Agolli,se ti je nje nga kriminelet me te rrezikshem te shqiperise e di edhe ti por enderron qe ti dhe klani yt lazaratas ta sundoni shqiperine siq ju ka msuar millosheviqi me tbijt e vet,ka perfunduar koha kur prokuror dhe gjykates tu denonin viktimat si ne rastin 21 janari e dekoronit vrasesit duke shperblyer me page e avancuar ne pozita dhe en fund per ti bere te paprekshem i emeroje kryetar te PD-s ne rrethe,duke i ebre me imunitet,por tash vetingu lul vetingu ka per te te ndjekur edhe ne qenefin tend ku po kalon kohen duke hartuar plane per krim,prandaj je qartur,dhe nese drejtesia sdo merret me ty lul basha shqiptaret do te ikin dhe do te behen edhe dreqer vetem e vetem tmos kene te njejten kombesi me ty edhe pse per ty kjo seshte problem pasi ti ke kombesi holandeze sigurisht edhe serbe e greke e ndoshta edhe ate ruse ndryshe sdo te dhuronte miljona euro putini.

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/08/2019 16:59

    Ik o bastard se na shkatrrove Nevzat e k...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës