Basha u bashkohet artistëve, do të kalojë natën te Teatri Kombëtar

14 Maj 2020, 22:18

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të shkojë mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 te Teatri kombëtar dhe do të kalojë aty natën. 

Ky vendim vjen vetëm pak orë pas mbledhjes që kryedemokrati Lulzim Basha pati me artistët në selinë blu.

Kujtojmë që edhe më herët Basha i është bashkuar artistëve, ku dhe nënshkroi një marrëveshje me ta, sipas së cilit kur të vinte në pushtet do të shfuqizonte ligjin për shembjen e Teatrit.