Teatri ‘vija e kuqe'/ Basha protestë me artistët: Nëse e shembin të presin zjarrin e popullit në institucione e qendra tregtare! Budina: Opozita është me ne

TIRANË- Ditën e hënë Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me një grup artistësh foli për 'vija të kuqe'.

Në deklaratën që kryedemokrati Basha bëri pas takimit u shpreh se çdo hap për prishjen e Teatrit Kombëtar është akti i pastër luftë.

Basha paralajmëroi edhe për protesta të qytetarëve nëpër institucionet, që siç tha ai janë të uzurpuara. Nga ana e tyre, artistët u shprehën të bindur se Lulzim Basha do të jetë me ta në mbrojtje të Teatrit  Kombëtar.

"Do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Afera me Teatrin Kombëtar është afera e radhës e korrupsionit të një qeverie në ikje. Në kohën e pandemisë, kur shqiptarët presin dhe meritojnë mbështetjen nga shteti, presin dhe meritojnë që taksat që kanë  paguar 7 vite, faturat e kripura që kanë paguar 7 vite t’u kthehen në shërbime, t’u kthehen në subvencione për pagat për ata që kanë humbur vendet e punës, t’u kthehen në para për familjet në nevojë, pikërisht në kohën e pandemisë, Edi Rama sulet për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar, për të vjedhur pronën publike, për të shkatërruar këtë pasuri të kulturës dhe të trashëgimisë së kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë. Pra, mesazhi është i qartë edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur, këtë duan ta bëjnë në mënyrën më të dhunshme të mundshme. Ju e keni parë që për më shumë se 1 vit e gjysmë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë përballur me dhunë, janë përballur me represion, ndërkohë që nuk janë duke mbrojtur diçka personale, por diçka që iu takon të gjithë qytetarëve. E pra, siç e kam thënë edhe më pare, çdo hap për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj qytetarëve dhe jo vetëm ndaj artit dhe artistëve. Përgjigja nuk është një përgjigje që i takon vetëm artistëve, por gjithë qytetarëve, prandaj unë u bëj thirrje sot në emër të Partisë Demokratike gjithë demokratëve shqiptarë kudo ku ndodhen, të gjithë mbështetësve të opozitës dhe çdo qytetari shqiptar të djathtë e të majtë që sot është në pasiguri për jetën, që sot është me tavolinë të boshatisur, që sot nuk ka me çfarë t’i ushqejë fëmijët, ta kuptojnë te Teatri Kombëtar sot është vija e kuqe e përballjes me regjimin që ju ka vjedhur dhe ju ka lënë pa bukën e fëmijëve, që ju ka lënë pa rroga në kohën e pandemisë, që ka nxjerrë zbuluar shtetin prej kartoni, i cili ua merr taksat, juavendos gjobat, por kur ju keni nevojë për mbështetje jo vetëm nuk kujtohet për ju, por vazhdon të vjedhë pasuritë tuaja për veten e tij dhe për një grusht oligarkësh. Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin tek çdo institucion i uzurpuar. Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës. Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar", tha Basha.

Ndërkohë sot, Presidenti Ilir Meta përmes këshilltarit të tij Bledar Dervishaj dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese padinë e dytë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit kundërshton vendimin e qeverisë së pak ditëve më parë që i kaloi pronësinë e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës, e cila sot e futi në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ta shembur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:56
Basha reagon sërish: Prishja e Teatrit akt lufte ndaj qytetarëve

1589466184_basha.jpg

Lulzim Basha bëri edhe një reagim tjetër në tëitter, duke përsëritur mesazhin se prishja e Teatrit është akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve.

"Rama është hajduti që i vjedh shqiptarët, është mashtruesi që i gënjen, është xhelati që i dhunon. Nuk mund të vuajë një popull i tërë për makutërinë e çmendur të një njeriu! Prishja e TK është akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë. Pasojat do të bien të gjitha mbi të!", shkruan Basha.

Ora 16:37
Liçaj- Ramës: O kryeministër i rraskapitur i Surrelit, bujrum të përplasemi, të jesh i sigurt që do humbasësh

Në përfundim të mbledhjes me kryedemokratin, Lulzim Basha, aktori Neritan Liçaj i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama, ku mes të tjerave e quan " kryeministri i rraskapitur i Surrelit".

"Një mesazh për kryeministrin e rraskapitur, teatri është flamuri kuqezi dhe kur mendon që luan me këtë flamur, luan me ekzistencën e popullit. Bujrum të përplasemi, o ti o ne o kryeministër i rraskapitur i Surrelit, të jesh i sigurt që do humbasësh", tha aktori.

Ora 16:32
Regjisori Budina për Teatrin: Basha dhe opozita do jenë me ne, jam i bindur

I ashpër në reagimin e tij ka qenë regjisori Edmond Budina, pas mbledhjes me kryedemokratin lulzim Basha për shembjen e teatrit. Ai ka konfirmuar se kreu i PD-së, Lulzim Basha , por edhe opozita është krah tyre. 

"Më kanë ardhur kërcënime, t'i mbajnë për vetën e tyre të qeverisë dhe baskisë, janë falso. Me ne nuk do të luajnë më, se është e pamundur që në mënyrë paqësore ta ruajmë. këta shpallën luftë dhe duan luftë, kemi sinjale se do sulmojnë teatrin, zjarri do të djegë shtëpinë e tyre. Thirrini mendjes, mos bëni marrëzira . Nuk po mbrohet as PD, as opozita, por kultura e shqiptare. E gjithë opozita do të jenë me ne, jam i bindur", tha Budina.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir: 15/05/2020 08:06

    PD-ja a ka ndonje evidence se sa vija te kuqe ka vene!?

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 14/05/2020 23:35

    Ça kumojne kta rè? Po pse kshu bejne burrat me mend?? Ikni e ikni se na foket me kuplaran e paçizmit. Ikni ere derdimena se do ju zej mena!

    Përgjigju
  • Emi: 14/05/2020 19:09

    Keta nuk duhen llogRitur fare se po e terheqin zvarre vendin per 30vjet C do Meta e Luli me teatrin??!!!forca o mendjemykur te ruajme cdo gje te vjeter se kemi kujtome , jo normale Se veprojne keshtu meshes te shquar, doktore te shquar te mos duanqe te prishen e behen me te bukura e moderne shkolla e spitale. do te thote te rrime ne vendnumuro Pse u shemb nje sistem I tere e nuk behet merak njeri per nostalgjiket qe te rrime ku ishim???!!!! Keta artiste nje pjese te madhe te jetes e kane kaluar ne shtepi Shihimi si I kane ato si me pare??Sigurisht jo Cdo gje ndryshon me kohen e koha kerkon teater te ri qe opozita shterpe e presidenti turist makeshifts e kthejne ne kauz Keta tamam si pleqrq e qemoti qe nuk u pelqente e reja Basha e Meta pse I ndryshuan hyrjet e xhaxhit si gjithe te tjeret me vila moderne me para te vjedhura

    Përgjigju
  • Emi: 14/05/2020 19:09

    Keta nuk duhen llogRitur fare se po e terheqin zvarre vendin per 30vjet C do Meta e Luli me teatrin??!!!forca o mendjemykur te ruajme cdo gje te vjeter se kemi kujtome , jo normale Se veprojne keshtu meshes te shquar, doktore te shquar te mos duanqe te prishen e behen me te bukura e moderne shkolla e spitale. do te thote te rrime ne vendnumuro Pse u shemb nje sistem I tere e nuk behet merak njeri per nostalgjiket qe te rrime ku ishim???!!!! Keta artiste nje pjese te madhe te jetes e kane kaluar ne shtepi Shihimi si I kane ato si me pare??Sigurisht jo Cdo gje ndryshon me kohen e koha kerkon teater te ri qe opozita shterpe e presidenti turist makeshifts e kthejne ne kauz Keta tamam si pleqrq e qemoti qe nuk u pelqente e reja Basha e Meta pse I ndryshuan hyrjet e xhaxhit si gjithe te tjeret me vila moderne me para te vjedhura

    Përgjigju
  • Cubi: 14/05/2020 18:45

    Kelyshi i sali qenit mercenon me zjarr. Hajde artist hajde. Keta e provuan me zjarr dhe fituan aye te monikes. Arti edukon nuk te degradon. Kurse ky monstra e saliut ka henger ne kurriz te popullit 40 vjet. Harammmm. Kapeni e zhyteni ne biruc qenin.

    Përgjigju
  • Tosi: 14/05/2020 18:30

    Lidheni kete te cmendur, po dhe me germadhen 80 vjecare te teatrit do te beje politike ky idiot. Dhe ben deklarata lufte. Po u ngrit populli i Tiranes o i cmendur gjej vrime ti dhe kryevagabondi i pd leshelis qe sot po jepte leksione per kultivimin e kanabisit. Flamur Herman Geringu dhe banda e naziskineve te mamurrasit qe i ftove sot per lufte nuk do te perballojne dot forcen e ligjit o Basha dhe ti me Spurdhjaket Budina dhe Lico do mbeteni si te dhjere.Mos thuaj kryeministri ne ikje por kryeministri i Shqiperise deri ne 2029. Mos bej petulla me uje, doje te vish ne pushtet ne kohe pandemije deshtove duke nxire cdo dite dhe duke u lutur per viktima.

    Përgjigju
  • Niku: 14/05/2020 18:00

    Vetem ne shqiperi aktoret mbahen me taksat e popullit dhe sa here qe bejne shfaqe marin shuma lekesh nga bashkija,ceshte kjo.., pa boll tani rroga nga taksat e popullit,, ti shikojm sa te zot jane,.ne evrop nuk eshte si ketu.

    Përgjigju
  • Sol: 14/05/2020 17:49

    Kaq shume pasuri paska KY Teatri i rraskapitur, ÇUDI !. GjithË kjo zhurme nga oppozita kot pa lidhje.

    Përgjigju
  • Gesi: 14/05/2020 17:27

    Me gjeni nje person mbi 80 vjec qe eshte per ruajtjen e teatrit "kombetar" dhe do bashkohemm me ju

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 14/05/2020 17:26

    Funderrina. Flet Lulushi per Oligarket .po gjith bota e di kush eshte oligark hajdut dhe kriminel.populli nuk eshte budalla

    Përgjigju
  • Chicago: 14/05/2020 17:16

    Nuk e kuptoj per sa keta njerez nuk kuptoj te bukuren meren bashen ozot lete te behet nje teater dinjitoz gjen e bukur e ketkon edhe i vdekuri ne var dhe ju o popull qe mere me bashen qe nuk bere nje gje qe te mbahet mend per vila ne vlore ne tirane ! Ketu ku jetoj lexoj historit e shqiperise o zot cfare kane bere sali basha meta kryemadhim paturpesi te pa degjur ! Po keta te aktoret mos valla ju kane premtuar pd ndonje vile me plazhet e shqiperise . Pet mendim tim te behet teatri dhe me i bukur se bota :)

    Përgjigju
  • Sam: 14/05/2020 17:15

    Jo vetem te mos prishet dhe te rindertohet,por do te ishte vendim i drejte i Keshillit te Ministrave t’u a jepte ne pronesi vete aktoreve,regjisoreve,producenteve,etj.,dhe kjo eshte e vetmja por e vetmja zgjidhje qe teatri te ece ne rrugen e ritjes cilesore dhe nuk kuptohet perse Bashkia Tirane kerkon te mbaje edhe kete barre ne kuriz(mendoj vetem te beje pislleqe)?! Z.Edvin,celesi i ecurise ne shoqerine kapitaliste eshte shenjterimi i prones private;dhe ju jeni i mencur t’a kuptoni dhe jo te beni prapaktheu te tilla; prandaj pastroje qeverine dhe ndryshoje kete VKM asap!Faleminderit!

    Përgjigju
    • besi: 14/05/2020 18:03

      po nuk e duan o zoteri duan te hane me leket e shtetit prandaj zihen se teatri i ri nuk funksionon me 5000 leke dhe me shume paguhet per artiste te vertete jo te rene nga takati qe zvarriten mbas lulit qe nuk e di ku bie kultura dhe kapitalizmi

  • Juristi: 14/05/2020 17:13

    Sa idiote ka ne xhiro,shume,shume.Nuk e kuptoj pse nuk duan godine moderne,nderkohe qe kjo karakatina nuk ka asnje vlere ndertimore,vlerat teatrore,historia çfaqeve,roleve,aktoreve, nuk humbasin,ato normalisht qe do te ruhen.Keshtu benin qente e PD-ës,ham-ham,edhe per stadiumin,megjithese,harrojeni,e kane profesion lehjen si qen bashke me idiotizmin e lindur.

    Përgjigju
    • Sol: 14/05/2020 18:19

      Sepse s’duan te privatizohet prandaj eshte e gjithe kjo zhurme.

  • Rahman Gashi: 14/05/2020 17:11

    Ashtu si mbrojti astirin.lulush barboni

    Përgjigju
  • Spektatori: 14/05/2020 16:56

    Nje mut qe te hani gjoja te pa varur do na mbeshtes opozita thon hahahaha

    Përgjigju
    • Sa keq: 14/05/2020 18:14

      Po pse e ndot portalin me te besuar te shqiptareve me kete fjalor kaq te piste! Po ku di ti cfare do te thote artist, art, teater. Po ku di ti o njeri i mire cdo te thote dhune, hajduteri, poshtersi, maskarallek!!! Ja di kuptimin ketyre fjaleve qe mbajne peshe kaq te madhe. Normal qe jo sepse ti nga komenti dukesh lakuriq qe je vetem m.t nga koka tek kembet dhe vertet ske faj, se ky rregjim qe eshte ne gerhamat e fundit po mbijeton e majmet cdo dite e me shume me njerez m...si puna jota.

  • Rrypi Bashe: 14/05/2020 16:17

    7x7=42 e mban fjalen ky se edhe per oren te genjen.Me fjalen e tij nuk shkohet as ne qenef

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja