Bashkëkryetarin e 'Zgjedhores' për votën e amnistisë penale? PS refuzon kushin e Rithemelimit!

23 Shkurt, 15:53

Partia Socialiste refuzon propozimin e Rithemelimit për të dhënë votën pro për amnistinë penale në këmbim të bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Propozimi u bë publik dje nga deputeti i Rithemelimit Edmond Spaho nga studio e ‘Frontline’ në Report TV. Spaho e bëri të qartë kërkesën e cila pak lidhje ka me amnistinë.