Bashkëpunim Basha-Berisha? Alibeaj shuan dyshimet: Thashetheme! Dy kushtet për bashkim

12 Mars, 13:06 | Përditesimi i fundit: 2024-03-12 13:06:45

Enkelejd Alibeaj shuan çdo dyshim se mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës mund të ketë një bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme. Për Report Tv, Alibeaj thotë se kjo është një thashethemnajë, ndërsa thotë se demokratët e kanë derën e hapur nëse plotësojnë dy kushte, mbështetje për drejtësinë dhe aleancë me SHBA e Britaninë e Madhe që kanë shpallur non grata Sali Berishën.