Ademi e Lamallari bashkojnë forcat për Shkodrën: Policia të reagojë me forcë për respektimin e masave!

13 Prill 2020, 18:21 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 18:34:01

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi u shfaq në krah të prefektit të komanduar Besfort Lamallari në një komunikim për mediat pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencës Civile. Lamallari u shpreh për mediat se pranoi vendimin e Ademit për të mbylljen e tregut të Zdrales dhe masat e forta në pikat e tjera. "Bashkë me kryetaren e bashkisë dhe anëtarët diskutuam mbi disa cështje me shumë rëndësi. Arritëm në një vendim të përbashkët ku pranuam edhe propozimin e kryetares për tregjet" tha ai