Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre

20 Korrik, 16:17

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me studentët e Kolegjit të Europës, të cilët kanë fituar bursë studimi nga Bashkia e Tiranës. Gjatë bashkëbisedimit, Veliaj tha se tre bursat e dhëna nga bashkia, janë një investim te studentë që në të ardhmen do t’i japin më shumë kryeqytetit me talentin dhe punën e tyre.