Bashkia merr në dorë pastrimin, Lushnja mbushet me plehra, iu vihet flaka kazanëve! Kryebashkiaku: Kemi bërë denoncimin

16 Shkurt 2023, 19:59

Me përfundimin e kontratës 1 vjeçare me privatin, Bashkia e Lushnjës ka marrë përsipër që pastrimin e qytetit ta bëjë me forcat e saj. Por teksa ndërmarrja e pastrimit po plotësohet me mjete, qytetarë të ndryshëm të paidentifikuar nga policia, i kanë vënë zjarrin koshave që kanë mbetur plot me mbeturina.