Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, hiqen tavolinat dhe karriget e vendosura në mënyrë të paligjshme, Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

21 Mars, 08:46 | Përditesimi: 21 Mars, 08:46

Gjatë kontrollit në terren, u konstatua se subjekte të ndryshme kishin zaptuar hapësirat publike duke vendosur karrige, tavolina dhe elementë të tjerë pa respektuar rregullat dhe kufijtë e përcaktuar. Si pasojë, strukturat e Bashkisë së Tiranës ndërhynë menjëherë duke i hequr dhe sekuestruar këto pajisje.

A.M/Shqiptarja.com