Bashkim në PD? Erla Mëhilli në Report Tv: Ka demokratë që nuk i kapërcejnë dot akuzat dhe sidomos ‘8 janarin’ e famshëm! Primaret janë humbje kohe

19 Tetor 2022, 17:01

Erla Mëhilli, ish zëdhënësja dhe një prej personave më të besuar të Sali Berishës, gjatë gjithë viteve që ai drejtuar PD dhe Qeverinë, thotë se përpjekjet që po bëhen për bashkim të PD nuk janë të sinqerta nga palët dhe se bashkimi duket shumë i vështirë. Mëhilli nuk la pa përmendur edhe sulmin më 8 janar në PD, që sipas saj është një ngjarje që nuk mund të harrohet dhe kapërcehet nga shumë demokratë.