Bashkitë kapërcejnë krizën e COVID, të ardhurat rriten me 36%! Taksa e infrastrukturës, burimi kryesor i tyre

6 Shtator 2021, 20:18

Pushteti vendor shënoi një rritje të të ardhurave në 6-mujorin e parë të këtij viti duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës. Ministria e Financave thotë se të ardhurat e bashkive arritën në 15.3 miliardë lekë në fund të qershorit, dhe janë rritur me 4% në raport me vitin 2019.