Bashkitë thellojnë borxhet/ Gjendja më serioze në Kavajë dhe Vorë

27 Shkurt, 18:22

Borxhet e bashkive në vitin 2023 janë rritur me 291 milionë lekë sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Referuar të dhënave në fund të vitit detyrimet e papaguara të pushtetit vendor ishin rreth 5.7 miliardë lekë, dhe peshën më të madhe e mbajnë investimet dhe shërbimet e papaguara. Gjendja financiare më serioze është për bashkitë Kavajë dhe Vorë.