Batuta e Ramës në hapje të samitit: Shiun në Tiranë e ‘solli’ Starmer, sa herë largoheni nga Europa qani

16 Maj, 15:52 | Përditesimi: 16 Maj, 15:52

Kryeministri Edi Rama, e nisi me batutë hapjen e punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Ai theksoi se shiun e solli në Tiranë, kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer.

“Ishe dyshim, por u shndërrua në provë shkencore nga Institucioni i Parashikimit të Motit Evropian, që shiu jo i brendshëm dhe këmbëngulës ishte sjell nga delegacioni britanik dje në mëngjes. Më vjen keq. Sa herë largohuni nga Europa qani.”, tha Rama.

I.M/Shqiptarja.com