Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me mjekët, ku paralajmëroi ashpërsimin e masave në kodin penal për dhunuesit bëri edhe disa batuta. "Duke marrë përgjegjësinë se drejtimi i spitaleve nuk është kudo si duhet, pasi ka segmente keq, por ju na jepni kurajë cdo ditë. Respekte, mos u dorëzoni dhe kur ndiheni keq nga sulmet që u bëjnë ju, ngushëllohuni duke menduar për mua, që mi bëjnë si person dhe jo kategori dhe sikur e shikoni jam gjallë dhe pavarësisht se cfarë keni dëgjuar nuk kam ende nevojë për ju.
Por është e sigurt, se realisht kur kam shkuar për të bërë konsulta, ato nuk dalin në kazan, dalin ato që nuk ndodhin. Unë konsultën e parë ë bëj gjithmonë këtu, por nuk tregoj as se ku, dhe as se si, pasi fillojnë fantazitë, dhe për fat të mirë rezultoi i suksesshëm përballë gjithë cfarë më bëjnë. Mos e harroni kurrë, Niçja, ai i Gjermanisë dhe jo ai i Shijakut ka thënë se 'cfarë nuk të vret të forcon'. Atyre katër kolegëve iu uroj cdo të mirë dhe atyre që hanë ndonjë goditje u them se cfarë nuk të vret të forcon, jeni sot më të fortë sesa ishit përpara se t'iu godisni" tha Rama.
Batutat me mjekët / Rama: Kam bërë konsulta, por nuk flas se fillon fantazia
No videos found.